Festivali Ndërkombëtar i Poezisë, mbledh poetët në Rahovec

0

Nga data 15 deri më 17 shtator 2018, në Rahovec fillon edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë, organizuar nga Fondi për Edukim Kulturor dhe Trashëgimi.
Edhe në këtë edicion do të sillen emrat e shquar të letërsisë botërore, nga Japonia e deri në SHBA, nga Evropa në Azi.
Sipas drejtorit të festivalit, poetit Fahredin Shehu, do të ketë lexime të poezive nga poetët, performansë poetike nga poetesha Japoneze Yuki Nagae, promovimi i “Antologjisë Ballkanike”, të edituar nga Shehu dhe botuar nga Inner Child Press LTD. International, në SHBA, si dhe promovimi i opusit letrar të poetit nga Shqipëria, Xhevahir Spahiu.
Nga Shehu, zbuluam se poeti amerikan Andrew Singer, bartës i projektit “Traffika Europa” me seli në Paris, do ta bëj dokumentimin e festivalit dhe Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë në Rahovec, e fut në rrjetin e festivaleve dhe ngjarjeve kulturore të Evropës. Aktivitetet e festivalit do të transmetohen live në “Traffika Europa Radio” si dhe në “Radio Aktiv”, në Rahovec.
Festivali po përkrahet nga Ministria e Kulturës, Ministria e Punëve të Jashtme dhe donatorëve zemërgjerë nga Rahoveci, të cilët e kuptojnë rëndësinë e festivalit dhe diplomacisë publike, në interes të ngritjes së imazhit të Kosovës në botë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  Subscribe  
Njoftoni